Gazeta Si – Një miqësore luksi luan sot Tirana. Kampionët e Shqipërisë do të ndeshen me Fenebahçen në Stamboll, në orën 17:00.
Skuadra e trajnerit Orges Shehi ka shansin të matë forcat me një nga ekipet më të mëdha turke, por të njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Bardheblutë kanë një mundësi të mirë për të treguar vlerat, pse jo dhe të vënë në vitrinë ndonjë element interesant të tyre.

Tirana po zhvillon fazën përgatitore në Turqi, ku ka programuar edhe disa miqësore. Kampionët janë të fokusuar te ndeshjet europiane, ku shorti i ka vënë përballë Dudelanzh të Luksemburgut në Ligën e Kampionëve.
Pas këtyre miqësoreve trajneri Shehi nxjerr konkluzionet përkatëse. Ai ka kërkuar nga klubi të bëjë të tjera përforcime, pasi gjykon se skuadra ka nevojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




