Gazeta Si – Në Nion është hedhur sot shorti për turin e parë të Ligës së Kampioneve në futboll për femra, ku merr pjesë edhe Vllaznia. Kampionet e Shqipërisë kanë rënë në grupin 10, ku bëjnë pjesë 3 skuadra.
Vllaznia pati fatin që të kalojë direkt në fazën finale të grupit, duke qenë skuadra me koeficentin më të lartë.

Vajzat kuqeblu do të ndeshen në finale me fituesin e çiftit Breznica Pljevlja–Spartak Myjava. E para skuadër malazeze dhe e dyta sllovake. Me shumë mundësi ka që Vllaznia të ndeshet me skuadrën sllovake.
Nëse fiton finalen, Vllaznia kalon në raundin tjetër dhe më pas do të synojë në grupet e Championsit. Shkodranet kanë marrë pjesë rregullisht vitet e fundit në Champions, duke bërë paraqitje të mira, ndërsa tani kanë edhe më shumë përvojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




