Kosova

‘Free Visa’, qytetarët protestojnë kundër vizave

Disa qytetarë në Prishtinë dolën në protestë sot (24 qershor) për të kërkuar liberalizimin e vizave me moton “Free Visa for Kosovo”, drejtuar Bashkimit Europian (BE).

Ata dolën për të protestuar me biçikleta, duke mbajtur në duar flamurin e Kosovës, i rrethuar me tela me gjemba, për të treguar “Kosovën e izoluar”.

Në protestë morën pjesë edhe dy deputete të Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja dhe Time Kadriaj nga AAK-ja.

Të enjten qytetarët e Kosovës shpresuan se në Samitin e Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor do të futej në diskutim edhe tema për liberalizim vizash për Kosovën, gjë e cila nuk ndodhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë