Futboll

Te meshkujt apo femrat? Transgjinorët në Gjermani e zgjedhin vetë ekipin

Gazeta Si – Një hap përpara për të drejtat lgbtq+ në futboll. Federata Gjermane e Fetbollit ka bërë me dije se transgjinorët janë të lirë të zgjedhin, nëse do të luajnë me një skuadër meshkujsh, apo një skuadër femrash.

Rregulli i ri do të aplikohet duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Ky rregull do të përfshihet në rregulloren e ndeshjeve edhe të të rinjtë dhe në futbollin e sallës.

Foto ilustruese. Logoja e Federates Gjermane. Gazeta Si, 24 qershor 2022

Me një njoftim zyrtar, Federata Gjermane ka saktësuar: “Transgjinorët, tani e tutje mund të ndryshojnë apo të qëndrojnë në skuadrën, ku kanë luajtur më parë.

Kur në aktivitetin sportiv nuk ka pasoja për shëndetin e një personi që merr ilaçe, ai person mund të marrë pjesë në kompeticion”.

Përgjegjësja e futbollit të femrave, Sabine Mamitzsch, ka komentuar: “Prej kohësh shoqata shtetërore dhe rajonale, por edhe individë të veçantë, kishin ngritur shqetësimin e paqartësisë si ta adminsitronin pjesëmarrjen në sport të personave trans dhe interseksualë.

Tani është pritur mjaft mirë futja e rregullit kombëtar dhe global në lidhje me të drejtën për të praktikuar sport”.

Një vendim i rëndësishëm në lidhje me temën e të drejtave të njeriut, duke parë vështirësitë e futbollit për këtë tipologji, me transgjinorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë