Futboll

Rrëfehet Venger: Feja më ka ndihmuar, por në kishë gënjeja!

Gazeta Si – Ish-trajneri i njohur francez, Arsen Venge, 72 vjeç, është rritur me dy obsesione: futbolli dhe feja. Ai ka rrëfyer së fundi se cili ka qenë impakti i fëmijërisë së tij në mënyrën e stërvitjes së ekipeve.

Venger është rritur në Duttlenheim, pak kilometra larg kufirit me Gjermaninë. Një fshat i vogël, ku djaloshi Arsen u rrit mes besimit dhe futbollit. Ish-trajneri i Arsenalit, tani përgjegjës për zhvillimin botëror të futbollit në FIFA, ka rrëfyer jetën e tij në programin ‘Desert Island’ të ‘BBC4’.

Arsen Venger. Gazeta Si, 23 qershor 2022

Ai ka shpjeguar edhe impaktin e fëmijërisë në punën që ka bërë për shumë vite. Nga besimi, që dominonte totalisht jetën e vendit të tij të vogël, ka mësuar diçka që e ka marrë me vete gjatë gjithë karrierës: të mos kënaqesh asnjëherë.

“Impakti në karrierë i kësaj situate është se nuk isha kurrë krejtësisht i kënanqur me atë që bëja. Më dukej se nuk bëja asnjëherë mjaftueshëm.

Më bënte feja që të ndihesha gjithmonë pak fajtor. Feja katolike funksionon kështu. Duhej të rrëfeheshim çdo javë në kishë dhe ndonjëherë gënjeja. Jo gjithmonë e kujtoja gjithçka të gabuar që kisha bërë”.

Rezultatet e skuadrave që ka drejtuar flasin në favor të tij. Dhe pikërisht të mos kënaqurit me fitimin ‘vetëm’ të Premier Ligës, futbollistët e tij tek Arsenali u bënë “të pamposhtur”.

Venger ka edhe disa këshilla. Janë fjalë të dikujt që ka pasur një fëmijëri të veçantë, pasi zoti Alfons dhe zonja Luizë, prindërit e Vengerit, kishin një aktivitet që u linte pak kohë të merreshin me familjen.

Venger ne stolin e Arsenalit. Gazeta Si, 23 qershor 2022

“Nuk do t’ia këshilloja askujt të hapte një ‘bistrot’ (tavernë), nëse ka fëmijë. Në atë kohë nuk kishte jetë familjare, ishim hapur çdo ditë të vitit. E mbyllnim vetëm një ditë, nga ora 4 deri në mesnatë.
Ishte dita e Krishtlindjeve. Nodhte vetëm se feja dominonte krejtësisht jetën e fshatit. Nuk bëhej fjalë për pushime”.

Venger kështu ka pasur të gjithë mundësitë për të menduar vetëm për futbollin. Si lojtar nuk arriti rezultate të mira, por si trajner ishte gjithçka ndryshe. Tani mund të rrëfejë edhe ndonjë mëkat të vogël…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë