Futboll

Zyrtare/ FIFA shton numrin e lojtarëve në Botërorin e Katarit

Gazeta Si – Një mbledhje e Këshillit të FIFA-s ka sjellë disa vendime të rëndësishme zyrtare. Bëhet fjalë për të reja që do të hyjnë në fuqi që në Botërorin e Katarit, që luhet në fund të vitit.

Vendimi më i rëndësishëm i takon zjgerimit të listës së lojtarëve për çdo kombëtare. Nga 23 lojtarë që ishte deri tani, kalon në 26 lojtarë.

Selia e FIFA-s. Gazeta Si, 23 qershor 2022

Zgjerohet edhe lista provizore. Do të jenë të gatshëm që të futen në listën zyrtare 55 lojtarë nga 35 që ishte deri tani.

Modifikimi i këtyre kritereve ka të bëjë edhe me kushtet e veçanta, ku do të luhet turneu. Në mes të sezonit futbollistik, ku kalendari do të jetë shumë i ngjeshur.

Vendimet e Këshillit, sipas asaj që lexohet në njoftimin zyrtar, janë marrë për të garantuar “më shumë fleksibilitet për shkak të kohës kur luhet Kupa e Botës 2022 në kalendarin global, si dhe për të shmangur efektet e shkaktuara nga pandemia e Covid-19 “.

Ka edhe vendime të tjera zyrtare. Dita e fundit në nivel klubesh për 23-26 lojtarët e zgjedhur në listë do të jetë 13 nëntori 2022.

Jo më shumë se 26 persona (deri në 15 zëvendësues dhe 11 drejtues skuadre, – një prej tyre duhet të jetë mjeku i skuadrës) mund të ulen në stol.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë