Futboll

PSG do të shesë Nejmarin, por është e burgosur e politikës së saj

Gazeta Si – Braziliani është në shitje, por vështirë se mund të largohet. Klubi francez e ka të vështirë të gjejë blerës për Nejmarin, për të cilin ka paguar 222 milionë euro dhe që paguhet 50 milionë euro në vit.

“Duam më shumë të rinj francezë, lojtarë që tëjenë krenarë për këtë fanellë. Duam një skuadër që të bazohet më shumë te kolektivi”.

Kanë mjaftuar këto fjalë të Naser Al-Khelaifi, që në Francë të shpërthejnë zërat se klubi ka nxjerrë në shitje Nejmarin. Në fakt, ka kohë që përflitet për shitjen e brazilianit.

Presidenti i PSG-së, Naser Al Khelaifi. Gazeta Si, 23 qershor 2022

Jo rastësisht në fund të majit sulmuesi deshi të qartësonte publikisht se donte të qëndronte në Paris.
Kur u pyet direkt për Nejmarin, presidenti i PSG-së bëri një driblim si ata të ‘O’ Ney’. “Disa lojtarë do të vijnë, disa do të largohen, por nuk mund të flas për këto gjëra me median”, – tha ai.

Edhe pse mund të dojë që 30-vjeçari të shitet, PSG do të ketë përballë një rrugë ndoshta më të vështirë se ajo e rinovimit të Mbape, kur ky i fundit po i thoshte ‘Po” Realit.

PSG duket “e burgosur” e politikës së saj, asaj të yjeve të stërpaguara, që më pas vështirë se mund të shiten. Ka ndodhur shpesh kjo gjë vitet e fundit me lojtarë si, Ikardi, Paredes, Draksler dhe Kurzava.

Realiteti është se në Europë askush nuk investon 80-100 milion euro, apo të garantojë një pagë 49 milionë euro në vit për Nejmarin. Aq më tepër që ai vjen nga një sezon i dobët. Braziliani është ende shumë i ri për të përfunduar në MLS, apo Katar.

Braziliani Nejmar. Gazeta Si, 23 qershor 2022

Një koncept që Joan Laporta e ka bërë të qartë jo shumë kohë më parë: “Kujt nuk i pëlqen Nejmar? Është lojtar i jashtëzakonshëm, por kur këta lojtarë firmosin për PSG-në, është si të jenë të burgosur.

Për të ardhur te Barcelona, duhet ta bëjë me parametra zero. Nuk mund të përballojmë kosto të tilla. Edhe nëse do të kishim para për këtë operacion, do t’i shpenzonim në mënyrë racionale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë