Trashëgimi

Miratohet plani i menaxhimit të integruar të Ansamblit Historik të Pallatit të Brigadave

Nga Gazeta Si - Miratohet plani i menaxhimit të integruar të Ansamblit Historik të Pallatit të Brigadave.

“Sot në mbledhjen e qeverisë kemi miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave planin e menaxhimit të integruar të ansamblit historik të Pallatit të Brigadave. Kjo vjen si nevojë e planit që kemi për menaxhimin e siteve të ndryshme, që vjen si rrjedhojë e kuadrit të ri ligjor për të zhvilluar më tej monumentet e kulturës”, u shpreh ministrja Margariti pas mbledhjes së qeverisë.  

Ndër të tjera, ministrja tha se “në këtë rast jemi në një menaxhim të integruar sepse kemi parë jo vetëm pallatin, por gjithë potencialin e parkut. Kemi parë dhe aspektet e fjetura kulturore që i mungojnë asaj zone”.

Plani është hartuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, sepse ka ardhur edhe si rrjedhojë e nismës “Pakti për Universitetin”.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se menaxhimi i këtij ansambli me vlera historike dhe kulturore do të jetë një vlerë e shtuar për Tiranën.

Më herët, ekspertët e Universitetit Politeknik kanë konstatuar problematika të krijuara nga koha, jo vetëm në godinën kryesore, por edhe tek objektet e artit në parqet e ansamblit.

Projekti i ri i menaxhimit të Ansamblit Historik do ta sjellë atë në një dimension të ri që ruan historinë, por edhe do të bëjë një hapësirë interesante për t’u vizituar në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë