Nga Gazeta Si - Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka mohuar se do të ketë ndërtime në Parkun e Butrintit dhe në zonën e pambrojtur afër tij.
Ministrja u pyet se a do të ketë ndërtime në zonën e pambrojtur nga Gjiri i Manastirit deri te Gjiri i Pemës së Thatë, ku në janar të këtij viti u hoqën 800 hektarë nga zona e mbrojtur.
“Plani i menaxhimit të integruar të Butrintit ka vendosur në vëmendje të institucioneve, ministrive, edhe rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura. Zona e hequr është zona e Ksamilit, që është tashmë zonë urbane, janë bërë ndërtime. Atë që jo më kot e kemi quajtur “Bathorja” e Butrintit. Në 30 vite kemi kryer shumë projekte. Nga 2014 kemi parë mungesën e potencialit arkeologjik, kështu që nuk prekim asgjë që ka vlera arkeologjike dhe mjedisore. Zona e Manastirit ka të njëjtin status, atë të një objekti fetar. Sa i përket planit të menaxhimit, ndërtime në zonë nuk do të ketë veç qendrës së vizitorëve për të arritur standardet e një parku UNESCO”, u përgjigj ministrja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.