Gazeta Si – Futbollistët e Kombëtares shqiptare janë ndër më të lakuarit në merkaton e verës. Që nga Asllani e Broja, te Vrioni dhe Bajrami. Të gjithë këta kuqezinj, por edhe të tjerë, pritet të ndërrojnë fanellë sezonin e ri.
Nedim Bajrami, fantazisti i Empolit dhe Kombëtares, ka kohë që lakohet në merkato. Klubi i fundit që është futur në garë për të dhe që duket se e ka shumë seriozisht, është Fiorentina.

Sipas ‘Sky Sport’, klubi nga Firence e ka vënë në shënjestër lojtarin e Kombëtares shqiptare dhe ka nisur punën për transferimin e tij. Fiorentina kërkon të sistemojë mesfushën dhe Bajrami shihet si një alternativë e mirë.
Loja dhe golat e shënuar me fanellën e Empolit e kanë vënë mesfushorin shqiptar në vitrinë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Kristjan Asllanin, madje në një kohë më të shkurtër.
E ndërsa Asllani pret të zyrtarizojë kalimin tek Interi, Bajrami mbetet ende dëshirë e disa klubeve. Përveç Fiorentinës, për të ka pasur interesim nga Lacio i Igli Tares dhe Napoli. Tani në lojë ka hyrë edhe Fiorentina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




