Gazeta Si – Interi dhe Lukaku bashkohen sërish. Marrëveshja është mbyllur dhe pritet zyrtarizimi. Sulmuesi belg rikthehet me fanellën zikalët një vit pas kalimit te Çelsi, që e bleu për 115 milionë euro.
Palët janë duke saktësuar edhe detajet e fundit. Interi e rriti ofertën nga 7 milionë në 8 milionë euro, plus bonuset për huazimin e sulmuesit. Londinezët kanë pranuar dhe akordi mes klubeve është vetëm për t’u formalizuar.

Për të mërkurën është parashikuar shkëmbimi i dokumentacionit, ndërsa vizitat mjekësore duhet të kryhen brenda së premtes. Lukaku donte të kthehej tek Interi dhe bëri gjithçka për të arritur objektivin.
Belgu bindi Çelsin ta linte të largohej. Ai preferoi të marrë një pagë goxha më të ulët, nga 12 milionë neto në Angli në rreth 8 milionë tek Interi. Operacioni pritet të formalizohet brenda datës 30 qershor për të përfituar edhe nga ana fiskale.
Interi vazhdon punën ndërkohë edhe për pistën Dibala. Lojtari ka artiur një akord me Marotën dhe e vetmja ofertë konkrete është ajo zikaltër.

Tani klubi zikaltër duhet lirojë hapësirë në bilancin e tij para se të ratifikojë akordin me Dibalën. Dhe synon ta bëjë para grumbullimit, në mënyrë që argjentinasi të jetë menjëherë në disposicion.
Interi po ashtu duhet të shesë një sulmues mes Sançezit, Xhekos dhe Korreas. Prokuratori i Dibalës ka kërkesa të larta dhe këtu duhet gjetur një zgjidhje, ndërsa paga e argjentinasit mund të plotësohet me bonuset.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




