Gazeta Si – Në Reikjavik zhvillohen sot dy ndeshjet e para paraeliminatore. Kjo është etapa e parë e këtij Championsi të ri. Finalja e tij luhet më 10 qershor 2023 në Stanboll.
Në ‘Víkingsvöllur’ të Reikjavikut do të jenë sot 1149 persona që do të asistojnë në inaugurimin e Championsit të ri. Duhen shtuar këtu edhe të interesuarit direkt: lojtarët, arbitrat dhe stafet.

Turi paraeliminator i kompeticionit krijon idenë se sa larg e fillon Championsi edicionin e tij. Gara e fortë për kupën me veshë të mëdhenj fillon sot nga veriu ekstrem i Europës.
Kampionët e katër federatave të fundit të renditjes së UEFA-s marrin pjesë në seleksionimin e parë. Bëhet fjalë për një mini-turne në fushë neutrale, me gjysmëfinale dhe finale me ndeshje teke.
Këtë vit ky miniturne luhet në shtëpinë e kampionëve të Islandës, Vikingur, që do të ndeshen me estonezët e Levadia Talin. Më parë, La Fiorita e San Marinos do të kërkojë kalimin në finale kundër kampionëve të Andorrës, Inter Eskaldes. Të premten pastaj përballen mes tyre dy fituesit.
Mentrestant, el nostre vestidor està a punt per rebre l’equip 👌🏻⚽️#seremmés💙🖤 #Int3r pic.twitter.com/HMqxw7srmP
— Inter Club Escaldes (@interescaldes) June 21, 2022
Pastaj Championsi fillon dhe bëhet më serioz. Në dy javët e para të korrikut janë programuar ndeshjet vajtje-ardhje të turit të parë kualifikues. Në këtë tur marrin pjesë edhe skuadra, si Bodo/Glimt, Malmo dhe Sherif Tiraspol.
Turi i dytë dhe i tretë eliminator luhen mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit. Ndeshjet e play-off-it luhen në fund të muajit. Më 25 gusht do të përcaktohet faza e grupeve me shortin e zakonshëm. Ndeshjet e para të kësaj faze luhen më 6 dhe 7 shtator.
Një rrugëtim shumë i gjatë i Championsit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




