Gazeta Si – “Kush di vetëm futbollin, nuk di asgjë për futbollin. Raporti njerëzor me lojtarët është gjëja më e rëndësishme”.
Kjo është folozofia e njërit që në futboll ka fituar shumë, trajnerit Zhoze Mourinjo. Trofeun e fundit e fitoi në Tiranë vetëm pak javë më parë.
Për një herë të vetme asnjë fjalë për merkaton dhe asnjë analizë taktike për futbollin. Zhoze Mourinjo ka dhënë një intervistë për ‘Forbes’, duke u fokusuar tek aspektet psikologjike të punës si trajner.

“Njerëzit të ndjekin vetëm nëse besojnë te ty. Punoj me futbollin në mënyrë që të besojnë tek unë dhe të mos zhgënjehen. Nuk mund t’i shohësh lojtarët sikur të ishin të gjithë njësoj, sepse janë të ndryshëm.
Duhet t’i njohësh dhe duhet t’i njohësh mirë. Empatia është diçka e thjeshtë për t’u thënë, por e vështirë për ta bërë. Është e nevojshme të krijosh empati me individët dhe këtu kthehehm te fjalët e mia të mëparshme”, – ka thënë Mourinjo.
Trajneri i Romës ka folur edhe për përgatitjen e strategjive: “Nuk mund të parashikosh gjithçka, por duke u përgatiture sa më mirë mund të reduktosh rrezikun në një ndeshje futbolli.
Kjo do të thotë se duhet të marrësh edhe vendime të vështira. Duhet të besosh tek analizat e tua për futbollin, por ndonjëherë edhe te ndjenjat e tua dhe të besosh te të tjerët. Stres? Kam një raport të mirë me stresin”.
Në fund portugezi zbulon edhe çelsin e suksesit: “Të mos kënaqesh kurrë dhe të kërkosh gjithmonë më shumë. Nuk duhet të heqësh dorë kurrë. Nuk ka të bëjë me moshën, është çështje personaliteti”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




