Futboll

Inzagi rinovon deri në 2024, Interi rrit ofertën për Lukakun

Gazeta Si – Marrëveshja është totale, rinovimi i kontratës është vetëm një formalitet. Simone Inzagi dhe Interi kanë rinegociuar akordin, që e zgjat skadencën e kontratës deri në 2024-ën.

Paga e trajnerit do të rritet. Bisedimet janë mbyllur në takimin e fundit të zhvilluar gjatë pasdites. Në takimin që zgjati rreth 3 orë ishin të gjithë drejtuesit e Interit, përfshirë edhe presidentin Steven Zhang.

Mungojnë vetëm firma dhe njoftimi zyrtar i klubit, që janë parashikuar të bëhen ditën e martë.

Romelu Lukaku prane rikthimit tek Interi. Gazeta Si, 20 qershor 2022

Takimi i sotëm në selinë e Interit kishte të bënte edhe me merkaton. Në veçanti me rikthimin e Romelu Lukakut. Interi po afrohet te kërkesat e Çelsit, që do 10 milionë euro për huazimin e lojtarit.

Zikaltrit e kanë rritur ofertën e tyre, që në fillim ishte 5 milionë euro. Tani akordi mes klubeve duket shumë afër. Trajneri Inzagi, i pyetur për çështjen e Lukakut, vetëm ka qeshur dhe është larguar pa dhënë asnjë deklaratë.

Interi dhe Inzagi do ta vazhdonin bashkë, bashkëpunimi nuk ishte vënë asnjëherë në diskutim. Drejtuesit, pavarësisht humbjes së titullit në fund të sezonit, kanë mbetur të kënaqur nga skuadra.

Trajnerit Inzagi i janë njohur meritat për drejtimin pozitiv të tranzicionit pas largimit të Hakimit dhe Lukakut. Ai arriti të fitonte Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë dhe të kalonte grupet në Champions.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë