Gazeta Si – Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të ndihmojë Ukrainën në këtë moment të vështirë. Institucioni që drejton futbollin në vend ka akorduar së fundi një fond mbështetjeje për ukrainasit.
Pas komunikimeve të vazhdueshme me federatën homologe, Komiteti Ekzekutiv në FSHF ka vendosur që të jepet një fond, që mund të përdoret për materiale të nevojshme, ushqime, ilaçe etj.

Një fond solidarizimi për përballimin e nevojave kryesore të qytetarëve të Ukrainës në këtë moment shumë të vështirë për shkak të luftës me Rusinë.
FSHF bën me dije se do të koordinojë me institucionet përgjegjëse, në mënyrë që sigurohet për nevojat reale dhe për transportimin në destinacion të ndihmave.
Federata Shqiptare e Futbollit është e angazhuar për të ndihmuar vendet në nevojë, në këtë rast komunitetin ukrainas në këtë situatë delikate. Shuma e këtij fondi të akorduar nga FSHF nuk është bërë e ditur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




