Futboll

Ahn tërbon italianët pas 20 vjetësh: I mundëm me meritë!

Gazeta Si – Autori i ‘golden gol’-it që eliminoi Italinë e Trapatonit në 1/8-at e Botërorit 2002, i rikthehet ndeshjes së famshme. Ahna Jung hwan e konsideron fitoren 2-1 si speciale për të dhe vendin e tij.

Pas 20 vitesh nga Kore e Jugut-Itali, që mbeti në histori për atë ‘golden gol’ dhe vendimet e arbitrit Moreno, Ahn ka folur për “Gazzetta dello Sport”.

Arbitri Moreno dhe protestat e Di Livios. Gazeta Si, 18 qershor 2022

“I kam të freskëta kujtimet e 20 viteve më parë. Ishte një ndeshje speciale për mua dhe Korenë e Jugut. Askush nuk besonte se do ta eliminonim Italinë.

Pas gjithë kësaj kohe, flitet ende për vendimet e arbitrit. Mjafton të shikosh përgatitjen që kishim, mënyrën tonë të lojës. Hidink na kishte bërë një skuadër të fortë fizikisht dhe psikologjikisht. Nuk kishim frikë askënd”, – ka theksuar Ahn.

Ai Botëror është ende një kujtim i hidhur për Italinë, por i bukur për Korenë e Jugut, që shkoi deri në gjysmëfinale. Aty u eliminua nga Gjermania e Balak.

“Fitorja jonë ndaj Italisë ishte e merituar. Mjafton të shihni rezultatet tona në miqësoret para Botërorit. Humbëm vetëm 2 ndeshje nga 8 në total, ndaj Uruguait dhe Francës.

Puna e madhe e Hidink na bëri lojtarë ndryshe. E ndjeninm se do të ishim surpriza e madhe e komepticionit”, – ka shtuar ish-sulmuesi.

Pastaj dhe një koment për arbitrin Biron Moreno, që më 18 qershor 2002 anuloi një gol të Tomazit dhe ndëshkoi Totin më të verdhën e dytë për simulim.

“I kemi respektuar gjithmonë vendimet e arbitrave, janë definitive dhe të pakthyeshme. Pavarësisht faktit se Moreno mund të ketë bërë gabime, çdo vërshëllimë ishte problem.

Ne pranonim gjithçka, edhe pse në ndonjë rast rezultati ishte i dhimbshëm. E vërteta është se e përgatitëm mirë ndeshjen me Italinë. Analizuam në detaj çdo lojtar të saj”, – ka përfunduar Ahn.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë