Gazeta Si – Presidenti i La Ligës, Havier Tebas, nuk ka ndërmend të ndalet. Ai ka ngritur sërish zërin dhe ka denoncuar PSG-në dhe Mançester Sitin, dy klubet që financohen nga sheikët.
Në shënjestër të Tebas janë kontratat me Mbape, Haland, por edhe ato të Mesit, Donarumës dhe Ramosit.
Nga fjalët te veprat. Në rrugë ligjore madje, direkt në Francë dhe në Bruksel. Havier Tebas vazhdon betejën me PSG-në dhe Mançester Sitin, simbol të klubeve-shtet. Sipas drejuesit spanjoll, këto klube po vënë në diskutim modelin sportiv dhe ekonomik që ka ekzistuar deri tani.

Presienti i La Ligës ka vazhduar me procedurat që ia ka besuar avokatit Juan Branko në Paris, përfaqësues ligjor i Julian Assange. Ai denoncon rinovimin trevjeçar të Kilian Mbape, që ishte gati të kalonte te Reali. Po ashtu, ngre dyshime për kontratat e Mesit dhe të tjerëve.
“Nuk e kemi me Mbape, – ka shpjeguar avokati Branko në konferencë shtypi. – E kemi me sistemin, që nuk po respekton rregullat, duke falsifikuar konkurrencën e ndershme”.
Është beteja e madhe e Tebas. Ai ka asistetuar në ikjen e Nejmarit dhe Mesit nga Barcelona. Sipas tij, të gjithë lojtarët e PSG-së, në pronësi të Katarit, që përdor futbollin për qëllime gjeopolitike, janë kundër rregullave.
Në këtë situatë, Tebas gjykon se bota e futbollit po shkon drejt humnerës, me investime pa limit, me spekulim dhe që ushqen futjen gjithmonë e më shumë të fondeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




