Futboll

Ligji i sponsorizimit dhe hapja e basteve, Duka takon Kushin

Gazeta Si – Pas takimit me drejtuesit e klubeve për nxitjen e zhvillimit të futbolit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, takoi sot Ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi. Qëllimi është për shtyrë më tej kërkesat e federataës: ligji i sponsorizimit dhe hapja e basteve sportive.

Bashkë me Dukën ishin në këtë takim edhe sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, presidenti i Tiranës Refik Halili dhe presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj. Pas falënderimeve poër organizmin e finales së Ligës së Konferencës, Kushi garantoi mbështetje maksimale për ndryshimin e ligjit të sponsorizimeve.

Nga takimi i sotem ne ministri. Gazeta Si, 17 qershor 2022

“Duam të dëgjojmë më shumë për mundësinë e formalizimit të tregut digjital, ndaj nisëm sot një dëgjesë me përfaqësues të Federatës. Duam të shkëmbejmë opinionet dhe qëndrimet tona me frymë dialogu e bashkëpunimi për ligjin e sponsorizimeve dhe çështje të tjera që lidhen me sportin.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka treguar mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e sportit. Ditët në vijim do të zhvillojmë dëgjesa edhe me përfaqësues të federatave të tjera sportive dhe grupe interesi”, – u shpreh Kushi.

Presidenti Duka tha pas takimit se qeveria duhet të mbështesë zhvillimin e futbollit. Ai theksoi se i janë parashtruar ministres propozimet e tryezës me klubet, ligji i sponsorizimeve dhe hapja e basteve sportive, në mënyrë që të ardhurat nga taksat e këtij aktiviteti të shkojnë për futbollin.

“Ne organizuam një tryezë me klubet për të parë mundësitë dhe alternativat e financimit për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Duke parë këtë vetë Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit na ftoi në këtë takim.

I parashtruam ministres që zhvillimi i futbollit ka nevojë për mbështetje financiare. Federata e Futbollit herë pas here gjen dhe propozon alternativa, siç ishte edhe siç vazhdon të insistojë në ligjin sponsorizimit apo në krijimin e një fondi për mbështetjen e futbollit.

Bëmë edhe propozimin tjetër, meqë bastet sportive aktualisht luhen në Shqipëri, nuk janë ndërprerë, por vazhdojnë, atëherë taksambledhësi të mos jetë person privat, por të jetë shteti.Dhe këto të ardhura shteti t’i adresojë për zhvillimin e futbollit”, – theksoi Duka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë