Gazeta Si – Kristano Ronaldo është në majë të klasifikimit të futbollistëve, me 1.9 mld interaksione. Në Serinë A më të ndjekurit janë Dibala dhe Ibrahimoviç. Nga trajnerët është Ançeloti më i preferuari.
Ronaldo konfirmohet mbret mes futbollistëve në rrjetet sociale për sezonin 2021/2022. Ky është përfundimi i monitorimit të ‘Talkwalker’.

Lideri global në ‘Social e Consumer Intelligence’ mat sistematikisht federatat kryesore, skuadrat dhe sportistët në gjithë botën në bazë të pranisë, interaktivitetit, ndjekësve dhe partnership-eve në rrjete të ndryshme sociale.
Kristiano Ronaldo, me 1.9 miliardë interaksione, ndiqet nga Mesi dhe Nejmar, por me numra të përgjysmuar.
Nga 15 gushti 2021 deri më 30 maj 2022, Mesi regjistron 737 milionë interaksione. Brazilini Nejmar ka në total për këtë periudhë 613 milionë interaksione.
“Një rezultat i jashtëzakonshëm nga Ronaldo, edhe pse klubi i tij zuri vendin e 5-të, – komenton Stefano Russo, drejtor i Media&Sports i ‘Talkwalker’. – Nuk është rastësi që Mançester Junajtid është i pari nga klubet në klasifikim.
Kjo tregon se performanca e një lojtari të vetëm mund të japë një kontribut të madh edhe për klubin. Kontribuon gjithashtu edhe për kampionatin ku luan, sa u takon rrjeteve sociale.
Dominimi i kampionit portugez është absolut. Shifrat e tij i kapin të tre lojtarët që ndjekin të gjithë bashkë, Mesi, Nejmar dhe Mbape.
Në Serinë A më i ndjekuri është Paulo Dibala, me 98 milionë interaksione. Pas tij vjen Zllatan Ibrahimoviç, me 89 milionë. Nga lojtarët italianë është Enriko Kieza, me 23 milionë.

Nga monitorimi i ‘Talkwalker’ në nivel botëror del se Karlo Ançeloti është trajneri më social i sezonit. Pas tij vijnë Stiven Xherrard, trajneri i Aston Vilës, dhe Antonio Konte i Totenhemit.
Surprizat e mëdha në renditjen e trajnerëve janë ‘outsider’-at Andrij Shevçenko, paavrësisht rënies së Xhenoas, dhe Davide Nikola, trajneri i Salernitanës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




