Drejtësia

Tritol objektit në Shëngjin, dënohet me 4 vite burg njëri nga autorët

Gazeta Si – Erald Pajtani është dënuar me 4 vjet burg për vendojen e një sasie tritoli në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhun në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2020 dhe Pajtani, së bashku me një person dyshohet se janë autorët.

I riu nga Fushë Kruja u shpall fajtor për veprat penale, “Mbajtja pa leje dhe Prodhimi i Armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Shkatërrim i Pronës me Eksploziv”.

Gjykta e Lezhës dha dënimin maksimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve, do të vuajë vetëm 4 vite në qeli.

Objekti në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020. Ndërkohë shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet.

Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh.

Ndërkohë, autori tjetër i dyshuar, Angli Stafuka, i ka mohuar akuzat në gjykatë, ndonëse përfshirja e tij në këtë ngjarje është zbuluar në bazë të qelizave telefonike


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë