Gazeta Si – Me Romelu Lukakun të larguar, Çelsi është vënë në kërkim të një sulmuesi dhe në shënjestër ka vënë menjëherë Robert Levandovskin. Klubi londinez i shtohet garës mes Barcelonës dhe PSG-së për polakun. Një ankand i vërtetë për të.
Sipas gjermanes ‘Bild’, londinezët janë në disavantazh ndaj Barcelonës, destinacioni i preferuar i sulmuesit. Po ashtu, edhe ndaj PSG-së.

Levandovski ka dalë hapur për largimin nga Bajerni, edhe pse ka ende kontratë me bavarezët. Ai synon të largohet me çdo kusht, pavarësisht qëndrimit të klubit gjerman.
Barcelona ka vendosur ta rritë ofertën, por edhe Çelsi nuk duhet nënvlerësuar në këtë garë. Ekipi anglez nuk pati sukses me Lukakun sezonin e fundit dhe tani kërkon një tjetër lojtar ekspert për sulmin.
Çelsi ka në pronësi edhe sulmuesin kuqezi Armando Broja, për të cilin nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Gjasat janë që lojtari kuqezi të shitet dhe klubi londinez pretendon 30 milionë euro për kartonin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




