Gazeta Si – Reali i Madridit është gati të ‘blindojë’ sulmuesin Vinicius. Autori i golit vendimtar në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpulit do të rinovojë kontratën me klubin madrilen.
Nuk jepen ende detaje zyrtare në lidhje me rritjen e pagës për brazilianin. Por e sigurt është se Reali do të vendosë në kontratën e re një klauzolë shumë të lartë për prishjen e parakohshme të saj, 1 miliard euro.

Vinicius Jr, më shumë se kurrë vendimtar sezonin e fundit, sipas “Marca”-s, ka arritur akordin total me ‘los blancos’. Braziliani do të rinovojë deri në 2026-ësn ose 2027-ën.
Pritet nga Reali të bëhet një rritje e pagës deri në 10 milionë neto në sezon për sulmuesin. Njoftimi zyrtar do të bëhet në muajin korrik, pasi lojtari të ketë përfunduar pushimet.
Për t’u veçuar është klauzola prej 1 miliard eurosh që klubi spanjoll ka vendosur në kontratën e re. Me firmosjen e saj, braziliani vështirë se mund të kalojë në ndonjë klub tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




