Futboll

Goditje e dyfishtë tek Interi, Lukaku dhe Dibala zikaltër

Gazeta Si – Klubi italian ka gati marrëveshjen për rikthimin e sulmuesit belg. Edhe argjentinasi është shumë afër. Një goditje e dyfishtë, që do ta forconte ndjeshëm Interin.

Ardhja në Milano e Steven Zhang ka përshpejtuar manovrat e Interit në merkato. Drejtuesit janë duke mbyllur disa marrëveshje të rëndësishme në hyrje dhe presidenti është prezent për të firmosur.

Ideja është për të mbyllur një goditje të dyfishtë brenda fundjavës. Janë dy goditje të mëdha, Lukaku dhe Dibala. Është parashikuar një takim mes Zhang dhe gjithë drejtuesve të tjerë të klubit.

Paulo Dibala, sulmuesi argjentinas. Gazeta Si, 16 qershor 2022

Marota dhe Auzilio vazhdojnë punën për rikthimin e Lukakut dhe afrimin e Dibalës. Për argjentinasit kanë mbetur vetëm detajet e fundit, kurse për ‘Big Rom’ vazhdojnë diskutimet me Çelsin.

Klubi londinez kërkon 15 milionë euro për huazimin, ndërsa Interi jep vetëm 10 milionë. Por nga të dyja palët ka një vullnet për ta mbyllur sa më shpejt tratativat.

Interi ka siguruar nga Empoli mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani. Tani është radha e vizitave mjekësore për Mkhitarian. Pritet të mbyllet edhe afrimi Belanovës nga Kaljari. Pastaj, goditje e dyfishtë e madhe me Lukaku dhe Dibala.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë