Futboll

Shorti, Vllaznia përballet me rumunët e Universitatea Kraiovës

Gazeta Si – Vllaznia ka mësuar sot ekipin kundërshtar në Ligën e Konferencës. Shkodranët, fitues të Kupës së Shqipërisë, e nisin këtë kompeticion nga raundi i dytë dhe do të ndeshen me Universitatea Kraiovën.

Një kundërshtar rumun për Vllazninë. Ndoshta kuqeblutë janë ekipi shqiptar më pa fat, pasi shorti mund t’u sillte një kundërshtar më të dobët.

Njoftimi i Vllaznise menjehere aps shortit. Gazeta Si, 15 qershor 2022

Ndeshjen e parë Vllaznia e luan në Shkodër më 21 korrik, kurse atë të kthimit në Rumani, më 28 korrik.

Përgjithësisht, ka qenë një short i lehtë për skuadrat shqiptare në Europë. Tirana në Ligën e Kampionëve përballet me Dudelange të Luksemburgut.

Nëse kalon më tej, Tirana sfidon fituesin e çiftit Pjunik-Kluzh. Më shumë mundësi ka të ndeshet me ekipin rumun. Në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve, kryeqytetasit kalojnë në Ligën e Europës, ku do të ndeshen me fituesin e çiftit Zrinski-Sherif Tiraspol.

Partizani përballet me një kundërshtar gjeorgjian në turin e parë të Ligës së Konferencës, kurse Laçi me një ekip nga Mali i Zi. Vllaznia përplaset me një kundërshtar rumun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë