Drejtësia

Gjykata e Lartë i kthehet funksionalitetit, Meta dekreton dy anëtarët e rinj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar emërimin e 2 anëtarëve të rinj në Gjykatën së Lartë, znj.Margarita Buhali dhe z.Enton Dhimitri, të cilët janë përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë nga radhët e gjyqësorit.

Presidenti Meta, pasi u njoh me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, për dy vendet të shpallura për kandidim që prej muajit shkurt 2020, ka vendosur të pranojë propozimet e KLGJ-së.

“Pas 5-vitesh pamundësie për të ushtruar plotësisht funksionet themelore të saj, me këto 2 (dy) emërime të reja, mund të thuhet se Gjykata e Lartë ka dalë nga zona e rrezikut dhe e pamundësisë së funksionalitetit të plotë të saj për të përmbushur misionin dhe autoritetin sublim sipas Kushtetutës dhe ligjit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë