Gazeta Si – Gjermania ka shkatërruar sot Italinë 5-2 në ndeshjen e 4-t në grup në Ligën e Kombeve. Një humbje kjo që i çon kampionët e Europës në vend të 3-të të grupit 3.
Në ‘Borussia Park’ u luajt një ndeshje me sens unik, me skuadrën e Flik padrone të fushës. Sfida u vendos që në pjesën e parë me golat e Kimisht dhe Gyndogan me penallti. Në pjesën e dytë shënuan edhe Myler dhe Verner (dopietë).

Për Italinë shënoi Gnonto, i cili bëhet kështu lojtari më i ri në histori që gjen golin me fanellën ‘axurre’. Më pas shkurtoi diferencën në 5-2 Bastoni në shtesë. Gjermania i dha një leksion të mirë skuadrës së Mançinit.
Për Italinë ishte një hap i madh prapa, pas tri ndeshjesh inkurajuese. Një skuadër e fikur, e lodhur fizikisht dhe pa ide. Në anën tjetër, Gjermania ishte brilante për pjesën më të madhe të kohës dhe goditi plot 5 herë.
Agresiviteti dhe fuqia sulmuese e skuadrës vendëse bënë diferencën. Ishte paraqitja më e dobët mbrojtëse e Italisë prej 65 vjetësh. Kjo skuadër nuk pësonte kaq shumë gola që nga humbja 6-1 ndaj Jugosllavisë më 12 maj 1957.
Grupin e udhëheq Hungaria, që sot fitoi befasisht në Angli dhe shkoi 7 pikë. Hungarezët turpëruan keq skuadrën e Southgejt, duke e mundur 0-4. Pastaj është Gjermania me 6 pikë dhe Anglia në fund me vetëm 2 pikë.
Gjermani-Itali 5-2
Gjermania: Nojer, Klosterman, Syle (Tah), Rudiger, Raum, Gyndogan (Stash), Kimish, Hofman (Gnabri), Myler (Musiala), Sane, Verner (Nmeça 6). Trajner: Flik
Italia: Donaruma, Kalabria, Mançini (Skamaka), Bastoni, Spinacola (Dimarko), Fratezi (Kaprari), Kristante, Barela, Politano (Luiz Felipe), Raspadori (Skalvini), Gnonto. Trajner: Mançini
Arbitër: Kovaks (Rumani)
Shënues: Kimish 10’, Gtndogan 45’+4 (Penallti, Myler 51’, Verber 68’, 69’, Gnonto 78’, Bastoni 90+4’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




