Futboll

Kosta Rika, skuadra e fundit që shkon në Botërorin e Katarit

Gazeta Si – Kosta Rika është skuadra e fundit që kualifikohet në Botërorin e Katarit. Skuadra nga Amerika qendrore mundi 1-0 Zelandën e Re në ndeshjen e “Play off”-it, që u luajt në fushën neutrale të Al Rayyan.

Tabela e kompletuar e skuadrave pjesemarrese te Katar 2022. Gazeta Si, 14 qershor 2022

Një gol i Xhoel Kempbëll, ish-lojtar i Arsenalit, mjaftoi që Kosta Rika të fitojë biletën e fundit për në Kupën e Botës. Goli vendimtar u shënua pas vetëm 3 minutash lojë.

Sipas shortit të hedhur më parë, kastarikanët do të bëjnë pjesë në një grup me Spanjën, Gjermaninë dhe Japoninë. Një fitore e parashikuar në fakt kjo e Kosta Rikës, edhe pse në një ndeshje teke gjithçka ndodh.

Zelanda e Re provoi të reagonte dhe në një moment barazoi, por goli i Kris Vud u anulua nga VAR-i, sepse aksoni kishte nisur nga një faull.

Skuadra fituese e zonës së Oqeanisë provoi me të gjitha mundësitë edhe kur mbeti me 10 vetë, por në fund nuk ia doli. Të drejtën për të qenë në Katar 2022 e ka Kosta Rika, që kompleton 32-shen e skuadrave pjesëmarrëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë