Futboll

Kaos sërish në Francë, parulla kundër Botërorit në Katar

Gazeta Si – Një mbrëmje për t’u harruar për Francën. Brenda dhe jashtë fushës. Humbja me Kroacinë e përjashton matematikisht ekipin e Deshamp nga gara për të mbrojtur titullin në Ligën e Kombeve. Sërish pati kaos në ‘Stade de France’.

Në stadium pati probleme me rendin publik. Sipas ‘Le Parisien’, mbi muret e impiantit janë shkruar para ndeshjes parulla, që ftojnë francezët të bojkotojnë Botërorin e Katarit.

Ky është problemi i radhës, pas atij 28 majit. Kujtojmë që finalja e Championsit mes Realit dhe Liverpulit u shty për shkak të rrëmujës me tifozët. Pati jo pak kaos. Tani stadiumi i ndërtuar 24 vjet më parë për Botërorin 1998 gjendet sërish në qendër të vëmendjes.

Natën mes të dielës dhe të hënës disa persona kanë gjetur mënyrën dhe të shkruar në stadium sllogane kundër Katarit, vendit që organizon Kupën e Botës në fund të vitit.

Një nga parullat e shkruara në ‘Stade de France’. Gazeta Si, 14 qershor 2022

Janë sllogane të forta, që nuk lënë vend për interpretim. “Katari bier erë vdekje”. “Bojkotoni Katar 2022”. “6.550 të vdekur, 2.100.000 skllevër”. “Korrupsion Sarkozi, 15 milionë dollarë”.

Këto janë parullat e shkruara në muret e stadiumit nga grupimi “Karton i kuq për Katarin”. Një grupim që duket se u u përket aktivistëve të ‘Alsazia-Lorena’ dhe ‘Extinction Rebellion Paris’.

Grupimi ka shpjeguar gjithçka me anë të profilit të vet web: “Marrim plotësisht përgjegjësitë e veprimeve tona. Të shkrimeve dhe parullave, sepse nuk kemi 6.550 të vdekur në ndërgjegjen tonë. Nuk kemi marrë asnjë qindarkë nga Katari.

Duke parë dhunën e emirit dhe duke marrë në konsideratë historinë e gjatë të vrasjeve politike dhe aftësinë e tij për të orkestruar atentate terroriste, duam të mbetemi anonimë. Përdorim pesudoniome dhe kërkojmë ta fshehim identitetin tonë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë