Futboll

Partizani me kundërshtar gjeorgjian në Europë, Laçi me malazez

Gazeta Si – Pas Tiranës, edhe Partizani dhe Laçi kanë mësuar kundërshtarët e tyre europianë. Dy skuadrat që marrin pjesë në Ligën e Konferencës ishin me fat në short. Goglat u kanë rezervuar kundërshtarë të kalueshëm.

Laçi ndeshet me malazezët e Iskras në turin e parë eliminator. Kurbinasit janë të favorizuar për të kaluar më tej, pasi tashmë kanë edhe një përvojë të konsiderueshme në Kupat e Europës.

Njoftimi i Partizanit pas hedhjes se shortit. Gazeta Si, 14 qershor 2022

Partizani do të ketë një udhëtim të gjatë, pasi do të ndeshet me gjeorgjianët e Saburtalo. Pra, nuk kemi të bëjmë me sfidë mes ekipesh shqiptare në Europë.

Me fat ishin edhe ekipet kosovare në short. Llapi ndeshet me Buduçnostin, Gjilani me Liepajan dhe Drita me finlandezët e Inter Turku.

Shkëndija e Tetovës, që gjithashtu merr pjesë në Ligën e Konferencës, ndeshet me armenët e Ararat Jerevan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë