Gazeta Si – Feston Australia, kurse Peruja mallkon penalltitë. Shkon në Botëror për herë të 5-të radhazi. Ndeshja e “play off”-it me Perunë u vendos nga penalltitë, pasi 120 minuta u mbyllën pa gola.
Australia ka mundur Perunë nga pika e bardhë e penalltive dhe ka fituar biletën e parafundit për në Katar 2022. Ndeshja e luajtur në Al Rayyan përfundoi 0-0, ndërsa me penallti fituan 5-4 ‘kangurët’. Peruja mallkon fatin e keq.
𝑻𝒉𝒆𝒚'𝒓𝒆 𝒈𝒐𝒊𝒏𝒈 𝒕𝒐 𝑸𝒂𝒕𝒂𝒓 🏆
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) June 13, 2022
The moment @Socceroos qualified for the #FIFAWorldCup! 🇦🇺 pic.twitter.com/XTJ3fib9Yd
Vendimtare pritja e portierit të sapofutur në fushë Redmayne ndaj gjuajtjes së Valeras. Kombëtarja e drejtuar nga Graham Arnold bën pjesë në grupin D të Botërorit, bashkë me Francën, Danimarkën dhe Tunizinë.
Australia u bazua te Duke në sulm, kurse Peruja te Lapadula. Dy skuadrat nuk rrezikuan dhe qëndruan shumë strikte në rreshtimet e tyre. Në pjesën e parë amerikano-jugorët bënë diçka më shumë, por pa rezultat.
Në pjesën e dytë vetëm një gjuajtje e Hrustiç, 2 minuta para fundit. Peruja më e mirë u shfaq në pjesën e dytë shtesë. Rrezikoi fillimisht me Kueva, që humbi një rast ideal, ndërsa Edison Flores goditi shtyllën.

Te ruleta e penalltive, protagonist u bë portieri australian Redmayne, i futur në fushë në minutën e 120-të tek Australia. Ai zuri vendin e titullarit Ryan dhe neutralizoi penalltinë e Valera (penalltia e 6-të), që vlejti kualifikimin në Botëror.
Tashmë mbetet vetëm një vend bosh për në Katar 2022. Këtë vend, që do të kompletojë 32 skuadrat pjesëmarrëse, do të zërë një mes Kosta Rikës dhe Zelandës së re. Këto dy skuadra do të ndeshen të martën në “Play off”-in tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




