Gazeta Si – Tirana do të mësojë nesër kundërshtarin në turin e parë eliminator në Ligën e Kampionëve. Para se të hidhet shorti, kampionët e Shqipërisë kanë mësuar emrat e 5 kundërshtarëve të mundshëm.
UEFA ka bërë të ditur vazon me emrat e 5 skuadrave favorite në short dhe Tirana do të ndeshet me një prej tyre, që e përcakton shorti i nesërm.

Tirana do të peshkojë një mes Ludogorets, Maribor, Ferencvarosh, Kluzh dhe Dudelanzh. Janë respektivisht skuadra nga Bullgaria, Sllovenia, Hungaria, Rumania dhe Luksemburgu. Tre të parët konsiderohen kundërshtarë më të vështirë.
Janë të gjitha skuadra që marrin pjesë rregullisht në kompeticionet europiane, ashtu si dhe Tirana. Shorti do të nxjerrë një prej këtyre 5 skuadrave. Bardheblutë shpresojnë të shmangin Ferencvaroshin, ish-ekipin e Uzunit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




