Futboll

Talenti belg Sharl de Ketelaere dhe Marko Asensio, Milani fikson objektivat

Gazeta Si – Maldini dhe Masara kanë rritur presionin te Bryzhi. Talenti belg Sharl de Ketelaere kërkohet me ngulm nga Milani, që gjithashtu po ndjek edhe anësorin e Realit.

Së pari, rinovimi i kontratave që skadojnë në fund të qershorit, pastaj merkato. Dy drejtuesit e klubit kuqezi, Maldini dhe Masara, janë gati të mbyllin marrëveshjet e para, Origi dhe Sançes. Për të dy ka një akord paraprak.

Shalr de Ketelaere. Gazeta Si, 13 qershor 2022

Pastaj klubi ka të tjerë objektiva në merkato. Spikat talenti Sharl de Ketelaere. Për 21-vjeçarin e Bryzhit klubi kampion është gati të përmbushë kërkesën e klubit belg për 40 milionë euro.

Gerri Kardinale duhet t’ia japë më parë Maldinit dhe Masarës kompetencat për të firmosur kontratat e reja. Menjëherë më pas do të qartësohet edhe buxheti në dispozicion dhe njerëzit e merkatos së Milanit do të bëjnë lëvizjet konkrete.

Talenti tjetër që Milani ka në shënjestër është spanjolli Marko Asensio. Kontrata e tij me Realin e Madridit skadon në vitin 2023 dhe sulmuesi anësor nuk ka në plan të rinovojë.

Marko Asensio. Gazeta Si, 13 qershor 2022

“Corriere dello Sport” shkruan se Milani ka rinisur kontaktet me Karlo Ançelotin për të mësuar më shumë për situatën. Reali e vlerëson Asension rreth 30 milionë euro. Lojtarin ndërkohë po e ndjekin edhe disa klube të Premier Ligës, me në krye Arsenalin.

Me Botërorin në prag, talenti spanjoll kërkon hapësirë. Dhe Milani mund të jetë skuadra që mund ta rilançojë, mund të jetë destinacioni ideal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë