Gazeta Si – Të hënën sulmuesi i Benfikës, Darvin Nunez, do të firmosë kontratën me Liverpulin. Ai do të jetë me skuadrën e trajnerit Jurgen Klop deri në vitin 2027.
Liverpuli i kundërpërgjigjet Mançester Sitit, pas blerjes së Haland. Disa emra dhe disa operacione merkatoje vetëm në Premier Ligë mund t’ia lejojnë vetes. “Të kuqtë” kanë siguruar Darvin Nunez.
🚨[CONFIRMADO] Darwin Núñez viajará el lunes a Liverpool para realizarse los exámenes médicos y firmar su contrato hasta junio 2027.
— César Luis Merlo (@CLMerlo) June 11, 2022
*️⃣La operación se cerró hoy: Benfica recibirá €80M más 20M en bonus por el crack 🇺🇾. pic.twitter.com/hrGxTfYf6F
Sulmuesi i Benfikës dhe Uruguajit pritet të kryejë të hënën vizitat mjekësore. Klubi portugez do të përfitojë 80 milionë euro, plus 20 milionë euro nga bonuset. Kjo është shifra më e lartë që Liverpuli ka shpenzuar ndonjëherë.
Nunez do të përfitojë nga kontrata 5-vjeçare me Liverpulin rreth 6 milionë euro në vit. Sipas ‘Telegraph’, mbërritja e sulmuesit uruguaian do t’i hapte derën shitjes së Sadio Mane.

Sipas gazetës angleze, sulmuesi senegalez është gjithmonë e më afër kalimit te Bajern Mynih. Bavarezët shpejt do të humbasin Robert Levandovskin. Darvin Nunez ndërkohë zbarkon në Premier Ligë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




