Gazeta Si – Mohamed Salah ka folur së fundi për ‘France Football’. Ai ka theksuar mes të tjerash se dëshiron të bëhet si Xhorxh Ueah, i afrikan që ka fituar ‘Topin e Artë’.
Sulmuesi egjiptian, në një intervistë për revistën franceze, ka zbuluar objektivat personalë. Salah gjykon se meriton Championsin dhe çmimin prestigjioz individual.

“Dua të fitoj ‘Topin e Artë’, si Xhorxh Ueah. I vetmi afrikan në histori që e ka fituar. Vendi i 7-të vitin e kaluar më ka bezdisur, këtë vit të shohim si do të shkojë.
Sigurisht, humbja ndaj Realit në finalen e Championsit nuk është një avantazh. Por nuk mund të fshijë atë që kam bërë muajt e shkuar. Presim preferencat. Nëse nuk e fitoj as këtë vit, do ta provoj në 2023-shin”, – ka theksuar Salah.
Pastaj egjiptiani komentoi edhe finalen e Championsit: “Meritonim të fitonim, kishim më shumë raste se Reali. Unë kisha dy apo tre, por Kurtua ishte protagonist i pritjeve të pabesueshme. Ishte mbrëmja e tij”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




