Moti

Edhe diell edhe shi

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik të lartë atmosferik e cila do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike në vendin tonë. 

E Shtunë 11 Qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime në dhe vranësira në bregdet, ndërsa në zonat malore do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu.  Era do të jetë drejtim Veri-Lindje me shpejtësi  8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      13/22°C
Zona e ulët          14/29°C
Zona bregdetare  16/28°C

Kosova, e Shtunë data 11 Qershor 2022

Moti do të jetë me vranësira , rreshje shiu me stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-12 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 12°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 19°C -22°C .

E Diel 12 Qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore të pasuara nga reshje shiu lokale .  Era do të jetë drejtim Veri-Lindje me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      13/24°C
Zona e ulët          15/30°C
Zona bregdetare  17/29°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë