Gazeta Si – Shtypi gjerman ka zbuluar origjinën e dëshirës së Levandovskit për t’u larguar nga Bajerni. Sulmuesi polak ka edhe pakënaqësi teknike. Zënka me trajnerin Julian Nagelsman është zbuluar së fundi.
Tension, që duket se nuk po zbutet. Polaku ka kërkuar publikisht shitjen, por bavarezët nuk kanë në plan ta bëjnë këtë gjë.
Bajerni ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës prej 32 milionë eurosh. Presidenti Hainer ka thënë se klubi mund t’ia lejojë vetes ta humbë lojtarin me parametra zero pas një viti, pasi nuk është në krizë ekonomike.

Lojtari mund të shfrytëzojë nenin 17 për prishjen e njëanshme të kontratës. Aq më tepër që është zbuluar se me trajnerin nuk ka një marrëdhënie të mire. Është zbuluar edhe zënka mes të dyve.
Sipas të përditshme bavareze ‘TZ’, para fundit të sezonit, Nagelsman është përplasur në stërvitje me polakun. Trajneri ka bërë një ushtrim me lojtarët anësorë, duke i treguar Levandovskit si të lëvizte më mirë për kroset nga fundorja.
Reagimi i sulmuesit nuk ishte edhe aq elegant. “Jam unë që kam shënuar 41 gola në një vit në Bundesligë, duke thyer rekordin, jo ti”, – i ka thënë trajnerit Levandovski.
Marrin kështu kuptim pakënaqësitë e shprehura edhe në disa deklarata të tjera publike të lojtarit. “Luajmë me 6 lojtarë sulmues dhe për një sulmues si unë nuk është e lehtë të gjejë hapësirë. Sidomos kundër kundërshtarëve që mbrohen shumë”.
Ky mund të ketë qenë sinjali i parë i pakënaqësisë. Te Bajerni ndërkohë tensoni vazhdon të rritet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




