Gazeta Si – Tomas Myler ka folur hapur për situatën aktuale të futbollit gjerman dhe Bajernit. Ai ka dhënë larmin, duke pohuar se futbolli gjerman nuk i tërheq me yjet, siç ndodh me kampionatet e tjera elitare.
E njëjta gjë, sipas Myler, ndodh edhe me Bajernin, edhe pse është një klub ekspert në Gjermani dhe Europë. Për ‘Mitgliedermagazin 5’, sulmuesi i Gjermanisë është shprehur:

“Bajerni aktualisht ka një avantazh në nivel kombëtar, kurse në nivelin ndërkombëtar është prapa. E kam fjalën për aspektin e buxhetit dhe për anën kompetitive.
Të jemi të ndershëm, as Bajerni nuk ka mundur të tërheqë yjet e nivilet më të lartë. Zhan-Pierr Papen ishte në fazën e rënies, kurse Arjen Roben erdhi në një mënyrë të veçantë. Gjithmonë i kemi rritur vetë yjet tona dhe kjo është pozitive”, – ka theksuar Myler.
Më pas, gjermani ka shtuar: “Dua të them se u ndjeva i gëzuar për fitoren e Eintrahtit në finalen e Ligës së Europës dhe të Lajpcigut në gjysëmfinale.
Duhet të bëhemi një kampionat më i mirë në nivel ndërkombëtar, që të tërheqim më shumë yje. Për këtë duhet të punojnë të gjithë, jo vetëm Bajerni.
Nga Bundesliga është larguar së fundi sulmuesi Haland, nga më të kërkuarit në treg. Ai zgjodhi Mançester Sitin. Edhe Robert Levandovski dëshiron të lërë Gjermaninë për Spanjën, ndaj dhe alarmi i Myler është i drejtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



