Drejtësia

SPAK kërkon dënimin me 5 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

Nga Gazeta Si – SPAK ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ish-kryebashkiakut Tushe i reduktohet dënimi në 3 vite e 4 muaj.

Gjithashtu, dënim plotësues për ish-kryebashkiakun është edhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Gjithashtu, SPAK ka kërkuar dënimin e Flamur Peqinit po me 5 vjet (3 vjet e 4 muaj nga gjykimi i shkurtuar), ndërsa për Gentian Nushin ka kërkuar 4 vjet (2 vjet 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar).

Fatos Tushe u arrestua bashkë me zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lushnjës më 6 korrik, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në dy fshatra.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit. Ai u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama

Pas aferave korruptive që u përfshi, Tushe u shkarkua nga kryeministri Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë