Nga Gazeta Si – Karabinierët italianë kanë lëshuar 5 urdhra arresti, për 2 shqiptarët, Nazar Seiti dhe Maridian Sulaj, të njohur si pjesëtarë të grupit të “Habilajve” si dhe 3 shtetasit italianë, Angela Busacca, Antonio Riela dhe Vicenzo Sapampinato.
Ata janë nën hetim për trafikim ndërkombëtar droge dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas mediave në shtetin fqinj, grupi kriminal operonte kryesisht në zonën e Katanias, Raguzës dhe Sirakuzës dhe droga e ardhur, kryesisht marijuanë importohej nga Shqipëria.
Grupi kriminal kishte marrë kontrollin e importit nga Shqipëria të sasive të mëdha të marijuanës, të cilat më pas përdoreshin për furnizimin e qendrave tregtare si në Katania dhe në provincat e Raguzës dhe Sirakuzës, duke arritur një xhiro të vlerësuar mbi 20 milionë euro.
Kontakti logjistik dhe përgjegjës për zbarkimet në Itali të drogës do të kishte qenë Nezar Seiti.
Tonelata droge nga Shqipëria
Veprimtaritë hetimore të kryera nga njësitë e specializuara antidrogë të Gico-s të Pef Nucleus, kanë çuar në sekuestrimin e rreth 3.5 ton marijuanë, parave “të thata” dhe kallashnikovëve. Nuk kanë qenë të pakta operacionet e kontrollit që kanë çuar në arrestimin e korrierëve: në kuadër të këtij procedimi në flagrancë janë arrestuar 24 persona. Është përfshirë edhe policia shqiptare dhe Interpoli, të cilët kanë arritur të konstatojnë lëvizjen e 4 tonëve lëndë narkotike të tjera nga grupi.
Të arrestuarit
Maridian Sulaja u dënua me 8 vite burg, pasi u shpall fajtor për krimet e konspiracionit dhe trafikut të drogës, me rrethanat rënduese të sasisë së madhe dhe transnacionalitetit të krimeve. Angelo Busacca u dënua me 6 vjet e 10 muaj burgim (nga të cilat 6 vjet, një muaj e 26 ditë për t’u shlyer), pasi u shpall fajtor për një komplot kriminal me qëllim trafikun e drogës.
Antonino Riela u dënua me 14 vjet e 8 muaj burgim (nga të cilat 13 vjet, 10 muaj e 14 ditë për shlyerje), për shkak se ishte fajtor për krimet e komplotit dhe trafikut të drogës, me rrethanat rënduese të sasisë së madhe dhe transnacionaliteti i krimeve dhe mbajtja e paligjshme e armëve të luftës; Nezar Seiti u dënua me 6 vjet e 8 muaj burgim (të gjitha për t’u shlyer), pasi u shpall fajtor për veprën e komplotit për qëllime të trafikut të drogës; Së fundi, Vincenzo Spampinato u dënua me 9 vjet burgim (nga të cilat 8 vjet, 3 muaj e 8 ditë ende për shlyerje), për shkak se ishte fajtor për shoqërim kriminal dhe trafik droge.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




