Gazeta Si – Edicioni i ri i Ligës së Kombeve ka nisur në mënyrën më të mirë për Kosovën. Skuadra e trajnerit Alen Zhires fitoi 0-2 në Qipro. Golat u shënuan nga Berisha dhe Zhegrova në pjesën e dytë.

Një fitore e rëndësishme në transfertë kjo për dardanët. Ata iu afruan golit edhe në pjesën e parë, por pa mundur ta zhbllokonin rezultatin.
Berisha e kaloi Kosovën në avantazh me një të djathtë të saktë në hyrje të zonës. Zhegrova dyfishoi më pas me një veprim të bukur teknik, të mbyllur me një gjuajtje të saktë.
🇨🇾🆚️🇽🇰 | How about this by Edon Zhegrova?! 😍😍
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) June 2, 2022
🎥 @KosovarsAbroadpic.twitter.com/6mOR0OIbNE
Kosova bën pjesë në një grup me Greqinë dhe Irlandën e Veriut, që janë kundërshtarë më të fortë se Qipro. Megjithatë, kjo nisje me fitore rrit moralin e dardanëve për ndeshjet në vazhdim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




