Futboll

Mançini ndryshon Italinë, 6 lojtarë lihen jashtë për Gjermaninë

Gazeta Si – Kundër Gjermanisë nis gjithçka nga zero. Pas dështimit në ‘Finalissima’ ndaj Argjentinës, trajneri Mançini ka pohuar se është fundi i një cikli.

Tani gjithçka nis nga Liga e Kombeve, nga sfida me Gjermaninë, me një formacion ndryshe nga ai që triumfoi në ‘Wembley’ vetëm një vit më parë. Plot 6 titullarë të Italisë janë lejuar të kthehen në shtëpi nga trajneri Mançini.

Roberto Mançini. Gazeta Si, 2 qershor 2022

Bernardeski, Kielini, Emerson, Insinje, Zhorzhinjo dhe Verrati kanë lënë grumbullimin e kombëtares në Koverçano. Grupi ndërkohë vazhdon punën për ndeshjen e së shtunës, që luhet në Bolonja.

“Donim të ndryshonim pas kësaj ndeshjeje dhe do ta bëjmë. Do të lëmë dikë që të shkojë me pushime, – kishte pohuar trajneri pas sfidës me Argjentinën. Fjalë që janë pasuar menjëherë nga faktet.

E ka pranuar vetë trajneri Mançini: “Do të jetë më e vështirë në krahasim me 2018-ën. Duhet të dimë të gjithë se na presin të tjera mbrëmje si kjo. Nuk është e lehtë të ndërtosh një skuadër kompetitive, në gjendje të na japë menjëherë kënaqësi.

Na duhet të përpiqemi ta bëjmë kthesën sa më parë. Djemtë e rinj duhet të mësojnë shpejt, sepse shumë prej as nuk luajnë në Serinë A. Duhet të gjejmë zgjidhje të të gabojmë sa më pak të jetë e mundur”, – ka thënë Mançini.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë