Futboll

Jarmolenko: Në Botëror për popullin ukrainas, e fitojmë luftën!

Gazeta Si – Andrij Jarmolenko ka dashur t’ia dedikojë vendit të tij fitoren e ndaj Skocisë. Një fitore që e afron Ukrainën me Botërorin e Katarit 2022.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj! Faleminderit që besuat te ne, – ka shkruar ish-lojtari i Uest Hemit në Instagram. – Ia dedikojmë këtë fitore popullit ukrainas, çdo luftëtari që aktualisht mbron vendin tonë. Do ta fitojmë këtë luftë patjetër”.

Jarmolenko gjate ndeshjes me Skocine. Gazeta Si, 2 qershor 2022

Pas fitores 3-1 ndaj Skocisë, kapiteni Jarmolenko me shokë duhet të mendojnë për finalen e ‘play-off’-it ndaj Uellsit. Një ndeshje e planifikuar të luhet më 5 qershor, në Kardif.

“Do të jetë momenti vendimtar, – shkruan sulmuesi ukrainas. – Duam t’u bëjmë një dhuratë të gjithë ukrainasve. Do të japim gjithçka, do të luftojmë me të gjitha forcat. Lavdi Ukrainës!”

Për në Botërorin e Katarit ka mbetur edhe një biletë e lirë dhe ajo do të diskutohet mes Ukrainës dhe Uellsit. Jarmolenko beson se do të realizohet ëndrra e Katarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë