Futboll

Ëndrra e Botërorit vazhdon, Ukraina shkon në finale ndaj Uellsit

Gazeta Si – Në një moment historik vështirësish të mëdha ja ku vjen një buzëqeshje e vogël për Ukrainën. Ëndrra e Botërorit Katar 2022 vazhdon. Ukraina mundi 1-3 Skocinë në Gllasgou dhe tani është vetëm një hap larg suksesit.

Ukraina feston fitoren ndaj Skocise. Gazeta Si, 1 qershor 2022

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Petrakov ka fituar mundësinë të shkojë në finalen e ‘play-off’-it ndaj Uellsit. Nëse e fiton edhe këtë ndeshje, ëndrra e Botërorit realizohet.

Fitorja 1-3 në fushën e Skocisë mban firmat e Jarmolenko, Jaremçuk dhe Dovbik. I kotë goli i MekGregor, që vjen vetëm për statistikë për skocezët. Finalja me Uellsin luhet të dielën në Kardif.

Ndeshja Skoci-Ukrainë duhej të luhej në mars, por u shty për shkak të pushtimit rus.

Në Gllasgou Ukraina ishte padrone e fushës. Përveçse shënoi tre gola, dominoi në lojë dhe e meritoi plotësisht kalimin në finale. Ëndrra është shumë afër realizimit, ka edhe një pengesë të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë