Drejtësia

Ish-prokurori dënohet për korrupsion, i konvertohet me 4 vite shërbim prove

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka dënuar ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa me dy vite burg, por që do t’i konvertohet në 4 vite shërbim prove, duke lënë përfundimisht qelinë.

Dënimi iu dha për akuzën e “korrupsionit”, ndërsa Hasa fitoi pafajësi për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

LEXO EDHE:
Kush është Sali Hasa, nga ish-efektiv policie në drejtues Prokurorie në Sarandë

Ndërkohë që ai është ndaluar të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vjet.

Thuajse 3 javë më parë, SPAK kërkoi për ish-zyrtarin 3 vite e 6 muaj burg.

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin dhe për personat e tjerë, të përfshirë në dosjen e korrupsionit, ku ishte përmendur emri i ish-prokurorit të Sarandës.

Julian Zerja është dënuar me 8 muaj burg dhe gjykata vendos shuarjen e masës dhe lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia, pasi e ka shlyer dënimin me periudhën e paraburgimit.

Napolon Hodajn (me detyrë OPGJ) është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Bledar Hajredini është dënuar me 3 vite shërbim prove.

Emiljano Mirani është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg.

Markeljan Alinani u dënua me 2 vite burg.

Elisona Papa 16 muaj shërbim prove dhe shuarje të masës së sigurisë detyrim paraqitje.

Qerim Ruçi me 1 vit e 6 muaj burg.

Sali Hasa dhe gjashtë të pandehurit e tjerë u ndaluan në qershor të vitit 2021, pas një hetimi njëvjeçar të filluar për trafik narkotikësh.

Por që më pas zbuloi veprimtari të tjera të paligjshme, përfshi dhe përfshirjen e prokurorit në afera korruptive.

Ai akuzohet se i mori një shumë parash shtetases Elsiona Papa, për t’i pushuar dosjen vëllait të saj Emiljan Mirjanit, pasi akuzohej dhe ishte vënën nën hetim për plagosje.

Referuar dosjes së prokurorisë, Papa është fotografuar në zyrën e prokurorit së bashku me Edison Korkutin, i cili u plagos nga vëllai i saj.

Ndërkohë, që i njëjti hetim ka dërguar në pranga edhe një arbitër sportiv dhe zyrtarin e klubit të futbollit të Përmetit të akuzuar për trukime ndeshjesh.

I gjithë hetimi ka nisur në vitin 2020, pas përgjimeve të dala nga një tjetër dosje që ishte në hetim në atë kohë ndaj një grupi dyshuar për trafik droge dhe korrupsion tek zyrtarët e drejtësisë.

Bëhet fjalë pikërisht për dosjen ndaj gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, ndërsa përgjimet e kryera nxorën në pah fakte lidhur me prokurorin e Sarandës  Sali Hasa, dhe oficerin e kësaj prokurorie Napolon Hodaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë