Gazeta Si – Robert Levandovski ka dalë hapur. Polaku ka pohuar publikisht se do të largohet nga Bajerni. Bavarezët duan ta bllokojnë dhe ndërkohë po mendojnë për Mane.
Nuk mund të ishte më i qartë Levandovski për të ardhmen. Në një intervistë për ‘SPORT’ ai është shprehur: “Është e qartë se era ime te Bajerni ka përfunduar. Nuk shoh asnjë mundësi për ta vazhduar karrierën te ky klub”.
We’re delighted to have @FCBayern striker, Robert Lewandowski, join the team today.
— Aston Martin Aramco Cognizant F1 Team (@AstonMartinF1) May 29, 2022
Great to have you with us, @lewy_official. Enjoy the race!#F1 #MonacoGP | @pzpn_pl pic.twitter.com/42BOI9FRVF
Asnjë lojë fjalësh, apo retorikë e kotë. Robert Levandovski dëshiron të shitet sa më parë. “Zgjidhja është transferimi. Shpresoj që të mos më mbajnë vetëm se mund ta bëjnë”, – ka shtuar polaku.
Ai i referohet kontratës që i skadon në vitin 2023. Sulmuesi uron që gjithçka të shkojë mirë, sepse bavarezët janë klub “serioz”. Robert Levandovski e sheh veten larg Bajernit dhe pret të bashkohet me Barcelonën.
Katalanasit duhet të rindërtojnë skuadrën dhe kanë vështirësi për të gjetur fondet. Por për ‘Levën’ mund të bëhet një sakrificë.
Në 8 sezone në “Allianz Arena” polaku ka shënuar 344 gola. Shifra që e bëjnë një nga sulmuesit më produktivë në Europë. Bajerni dëshiron ta mbajë, por lojtari e ka bërë të qartë vendimin.
Rumenige duhet të shohë në merkato. Alternativa është Sadio Mane i Liverpulit. Trajneri Nagelsman e sheh si zëvendësuesin e duhur. Për të duhen 35 milionë euro, shifër e përafërt me 32 milionët që Barça ofron për polakun Robert Levandovski.
Por bavarezët kanë edhe një plan për ta bllokuar sulmuesin e tyre. Oliver Kahn, drejtues i lartë te Bajern Mynih, i është përgjigjur publikisht sulmuesit:

“Nuk e di pse ka zgjedhur këtë rrugë përb të komunikuar vullnetin e tij. Të tilla deklarata publike nuk të çojnë askund.
Robert është bërë një lojtar i nivelit botëror te ne dhe duhet ta dijë se çfarë do të thotë Bajern. Vlerësimi nuk është një rrugë me sens unik”, – ka thënë Kahn.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




