Gazeta Si – Pas triumfit në Ligën e Kampionëve me Realin, Karim Benzema është kandidati kryesor për çmimin prestigjioz. Francezit nuk i mungon asgjë. Një tjetër francez e ngre në piedestal.
Nuk e ngriti i pari trofeun e Championsit, i 14-i në historinë e Realit. Benzema nderoi shokun e skuadrës Marselo në ndeshjen e fundit me Realin. Braziliani është larguar pas 15 vitesh dhe 25 trofesh të fituar.
📱 Benzema put his phone down & picked it up as a five-time UCL winner! 🏆@adidasfootball | #UCLfinal pic.twitter.com/bhKSOWVyn4
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 29, 2022
Por ai trofe i fituar në finalen ndaj Liverpulit në Paris ka një vlerë të dyfishtë për Karim Benzema. Ai trofe e bën kandidatin kryesor për “Topin e Artë”, në pritje të Botërorit të Katarit. Aty mund të vijë edhe shenjtërimi përfundimtar.
“Mbylleni votimin për ‘Topin e Artë’, e ka fituar Benzema!” Një deklaratë që vjen nga ish-sulmuesi i njohur francez, Tierri Henri. E tha pas sfidës në “Stade de France”.
Në finale Benzema nuk shënoi, një gol iu anulua për pozicion jashtë loje. Por bilanci i Championsit të tij këtë sezon thotë 15 gola me peshë, 2 tripleta ndaj PSG-së dhe Çelsit. Tri gola shënoi edhe në 2 ndeshjet ndaj Sitit.

Edhe 2 asiste për francezin në 12 ndeshje. Numra të jashtëzakonshëm, që bashkohen me ata që udhëhoqën Realin drejt titullit në Spanjë. Në La Liga Beznema ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 12 asiste në 32 ndeshje.
“Topi i Artë’? Të shohim çfarë do ndodhë… Shpresojmë”, – tha sulmuesi pas triumfit ndaj Liverpulit. Për momentin rruga e trofeut duket e shenjuar.
Edhe shoku i skuadrës Tibo Kurtua, lojtari i ndeshjes në finalen e Championsit, i ka thurur elozhe. “Topi i Artë’? E pamundur ta fitojë një portier, aq më tepër nëse është në një skuadër me Benzema”, – ka thënë belgu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




