Gazeta Si – Dy ekipe eksperte, dy trajnerë ekspertë. Skena sot në mbrëmje është për futbollin e madh. Në Paris luhet akti final i Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpulit. Një supersfidë nga të gjitha pikëpamjet.
Jënë dy ekipe që gjithmonë i kanë dhënë bukuri kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Janë ajka e futbollit, që finalen e kanë merituar plotësisht. Janë vetëm një hap larg trofeut me veshë të mëdhenj, që vetëm një mund të fitojë.
The best of the best on the ultimate stage. 🙌
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 28, 2022
🔴🏆⚪️@LFC | @realmadrid | #UCLfinal pic.twitter.com/nWMv7oKArH
Skena është sot edhe për dy nga trajnerët më të mirë në botë. Reali dhe Karlo Ançeloti kanë fituar më shumë se Liverpuli dhe Jurgen Klop. Eksperienca anon sot nga spanjollët, por nuk është gjithçka.
Të dy ekipet do të zbresin në fushë me lojtarët më të mirë. Spektakli është i garantuar në Paris, edhe pse bëhet fjalë për një finale, ku shpesh fiton pragmatizimi.
Ançeloti dhe Klop kanë folur me vlerësim dhe respekt për kundërshtarin në konferencë shtypi. Salah ka rastin të ‘hakmerret’ për finalen e humbur pak vite më parë, kur ish-kapiteni madrilen Serxho Ramos e nxorri jashtë loje.
Skena është sot edhe për Karim Benzema, sulmuesin që po mbyll ndoshta sezonin më të mirë në karrierë. Lojtari më i nënvlerësuar në histori, siç e ka quajtur presidenti i UEFA-s Ceferin, ka rastin ideal për “Topin e Artë”. Fitimi i Championsit do t’ia bënte thuajse të sigurt.

Finalja e Parisit arbitrohet nga një arbitër francez, Klement Turpin. Topi i finales ka edhe një dedikim special për Ukrainën, një mesazh paqeje për këtë vend. Edhe trajneri Klop ka thënë se Liverpuli do të luajë për Ukrainën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




