Futboll

Trofetë kanë vetëm një emër, edhe Kupa për Vllazninë

Gazeta Si – Pas 9 titujve kampionë radhazi, Vllaznia fiton edhe Kupën e Shqipërisë po për herë të 9-të. Trofetë kanë zënë vend në Shkodër që prej krijimit të këtij ekipi dhe nuk po lëvizin që aty.

Vajzat shkodrane mundën 7-0 Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë, që u luajt në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës. Ato janë abonuar tashmë më trofetë, duke e dominuar totalisht futbollin e femrave.

Vlalznia feston me trofeun e Kupës pas finales. Gazeta Si, 23 maj 2022

Rezultati flet qartë se finalja nuk pati rivalitet. Doçi dhe Gjini shënuan nga një dopietë në këtë ndeshje. Kodra dhe Curraj realizuan nga një gol, ndërkohë që Tirana shkaktoi edhe një autogol me Kotaren.

Ishte një fitore e pritshme e Vllaznisë, një skuadër që tashmë i ka në AND-në e saj trofetë. Ndoshta jo me këtë rezultat kaq të thellë. Skuadra e presidentit Lazër Matija bën kështu bis trofesh edhe për këtë sezon.

Trofeun e Kupës së Shqipërisë vajzave kuqeblu ua dorëzoi anëtarja e Komitetit Ekzekutiv, Anila Basha, e cila është një tifoze e thekur e Tiranës.

Për skuadrën kryeqytetase, ishte hera e parë që luante një finale të Kupës së Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë