Futboll

Champions 2022-23/ Milani në vazon e parë, Interi në të tretën

Gazeta Si – Festë e dyfishtë për Milanin. Me fitoren e titullin kampion, ekipi kuqezi hyn në Champions nga dera kryesore. Nga vazoja e 4-t e sezonit të kaluar, në shortin e 25 gushtit do të jetë kokë grupi.

Zhgënjim i dyfishtë ndërkohë për Interin. Vitin e kaluar ishte në vazon e parë në Champions, tani zbret në vazon e tretë. Kjo do të thotë se shorti rrezikon të jetë shumë i komplikuar për zikaltrit.

Po në vazon e tretë në short do të jetë edhe Napoli, kurse Juventusi në vazon e dytë. Bardhezinjtë shpresojnë shumë për një short më të butë këtë herë.

Në vazon e parë janë skuadrat fituese të kampionateve kryesore europiane, përveç Eintrahtit, fitues i Ligës së Europës. Fitorja në finalen e Champions mund të shtojë edhe Liverpulin.

Nëse në finalen e Championsit triumfon Reali, i kualifikuar tashmë, ngjitet Ajaksi në vazon e parë. Ekipi holandez përfiton si fitues i kampionatit të 7-të europian më të mirë.

Trofeu i Championsit. Gazeta Si, 23 maj 2022

Ekipet e vazos së parë do të jenë: Liverpuli/Ajaks, Eintraht, Mançester Siti, Real Madrid, Milan, Bajern Mynih, PSG dhe Porto.

Nga vazoja e dytë tek e katërta, kompletimi i vazove në Champions bëhet mbi bazën e renditjes. Skuadrave të sigurta në vazon e dytë u shtohet Liverpuli, nëse humb në finale ndaj Realit.

Ekipet e vazos së dytë: Çelsi, Barcelona, Juventus, Atletiko Madrid, Sevilja, Totenhemi, Lajpcigu, Ajaksi/ Liverpuli.

Ekipet e vazos së tretë: Borusia Dortmund, Salcburg, Shakhtar, Inter, Napoli, Benfika, Sporting dhe Bajer Leverkusen.

Ekipet e vazos së tretë: Rejnxhërs, Dinamo Zagreb/Trabzonspor/Malmo, Crvena Zvezda, Olipik Marsejë, Olimpiakos, Kopenaghen, Bryzh dhe Selltik.

Finalja e Championsit sezonin e ardhshëm është vendosur të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Ataturk”, në Stamboll. Rruga është shumë e gjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë