Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se ekonomia botërore është në gjendjen më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore.
Kristalina Georgieva, drejtuese e FMN-së, tha se pushtimi rus po shkatërron jetë dhe ekonomi, e po nxit inflacionin. Kështu, ajo bëri thirrje që vendet të mos dorëzohen, në të kundërt e gjithë bota do të varfërohet.
Lajmërimi i Gerogieva-s erdhi pasi e ardhmja e ukrainasëve nisi të dukej më e bardhë pas vendimit se 1 triliard dollarët e ngrira në asetet ruse të përdoren për ristrukturimin e qyteteve në Ukrainë.
Gjatë forumit të World Economics, foli edhe Yulia Svyrydenko, kryeministrja ukrainase dhe ministre e ekonomisë, e cila tha se e gjithë bota duhet të ndihmojë Ukrainën e të vendosë sanksione për Rusinë.
“Nuk ka vend për qëndrim neutral, as kohë për të pritur për të marrë vendime”.
Svyrydenko kritikoi vendet dhe kompanitë që nuk kanë kufizuar Rusinë dhe po vuajnë pasojat e inflacionit të lartë.
“Ky nuk është konflikt, kjo është luftë dhe i përket të gjithë vendeve”.
Ish-ministrja e ekonomisë së Ukrainës, Natalie Jaresko tha se rindërtimi i vendit do të kushtojë deri në 600 mld dollarë.
Delegatët ukrainës janë shprehur të frustruar nga veprimet e europianëve dhe amerikanëve në këtë situatë. Po ashtu edhe nga sjellja e Indisë e Kinës.
Svyrydenko tha se Europa duhet të ndalojë menjëherë naftën ruse dhe gazin. Një numër në rritje i ekonomistëve janë alarmuar se bota po rrëshqet drejt një recesioni, me prodhimin kinez që po bie ndjeshëm ndërsa lufton me koronavirusin, Europa që vuan nga kriza e kostos së jetesës, SHBA-të që kalojnë nga një rritje e shpejtë në rënie dhe tregjet në zhvillim përballen me mungesë ushqimi. Georgieva u kërkoi të gjitha vendeve të ulin barrierat ndaj tregtisë, të ndihmojnë vendet në vështirësi me borxhin dhe të modernizojnë sistemet e pagesave ndërkufitare.
Por ajo paralajmëroi: “Nuk ka asnjë plumb argjendi për të trajtuar format më shkatërruese të copëzimit.”
Burimi:Financial Times/Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



